HEALTH, WELLNESS AND BEAUTY FAIR 0000
Në datat 00-00 shtator 0000, do të organizohet panairi HEALTH, WELLNESS AND BEAUTY
0000, pranë Liqenit Artificial, Tiranë.
Ky event organizohet nga Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatën Brainstorm.
Ky edicion do të zhvillohet në trajtën e një panairi me pjesëmarrjen e 00 kompanive, të ndara në
mbi 00 sektor.
Kompanitë do të ofrojnë për qytetarët shërbime që lidhen me promovimin dhe përmirësimin e
cilësisë së jetesës nëpërmjet:
0. Kompani farmaceutike të cilat do të mund të ofrojnë matjen e vitaminave dhe sugjerimin
e suplementeve, matjen e glicemisë dhe matjen e tensionit duke dhënë këshillat përkatëse
me profesionistë të shëndetit. Gjithashtu qytetarët do të kenë mundësinë të prezantohen
me produktet më inovatore të fushës dermoestetike.
0. Klinika mjekësore të cilat do të ofrojnë shërbime dhe paketa promocionale me mjekë
shqiptarë dhe të huaj që janë në bashkëpunim me strukturat e tyre spitalore.
0. Kompani dentare të cilat do të ofrojnë konsulta falas për qytetarët dhe adresimin në
klinikat përkatese. Ofrimin e paketave promocionale dhe prezantimin e pajisjeve dhe
produkteve dentare.
0. Spitale private të cilat operojnë në qytetin e Tiranës në bashkëpunim dhe me struktura
spitalore të huaja. Do të mundësojnë rezervime të shërbimeve të cilat nuk mundësohen në
vendin tonë dhe asistencë të plotë të pacientëve.
0. Klinika dermoestike më në zë të vendit, me shërbime dhe konsulta që lidhen kryesisht me
kirurgjinë estetike, rikonstruktive dhe mjekësisë dermoestetike, me mjeke profesioniste
me eksperiencë disa vjecare në fushat përkatëse. Skin test dhe paketa të trajtimeve të
personalizuar me standarte ndërkombëtare. Këshilla dhe sugjerime nga profesionistë.
0. Qëndra fitness të cilat do të informojnë qytetarët lidhur me rëndësinë e të qenit aktiv dhe
ofrimit të një jete të shëndetshme nёpёrmjet aktivitetit fizik. Stёrvitje profesionale nga
trajnerё nё disiplina tё ndryshme me pajisje tё kompanive lider. Shёrbimet qё qёndrat do
tё ofrojnё do tё jenё dhe stimulimi elektrik i muskujve nёpёrmjet elektrodave. Sugjerimi
dhe rёndёsia e suplementeve qё do tё ndihmojё qytetarёt tё arrijnё objektivat e tyre.
0. Zyra dietologjike tё nutricionistёve dhe dietologeve, tё cilat do tё promovojnё ushqyerjen
e shёndetshme, duke folur pёr intolerancё ushqimore dhe duke sugjeruar paketa
individuale nё bazё tё problematikёs dhe patologjive. Dieta tё personalizuara pёr renie
ose shtim nё peshё. Konsulta falas me nutricioniste qё do tju vijnё nё ndihmё pyetjeve
dhe paqartёsive tё qytetarёve.
0. Restorante dhe Catering, do tё ofrojnё pёr qytetarёt menu tё pasura me gatime
tradicionale me produkte vendase per nje jete te shendetshme. Ofrimin e sherbimit
catering pёr evente, duke u siguruar pёr cilesinё dhe orientimi drejt kujdesit maksimal nё
mёnyrёn e ushqyerjes. Mundesia e promovimit te qytetarёt e rrjeteve sociale, nga ku
ofrohet dhe shёrbimi delivery.
0. Supermarkete me produkte Bio, tё certifikuara dhe tё sjella nga shtete tё ndryshme tё
Europes. Ushqime tё shёndetshme, natyrale, organike me njё game tё gjerё produktesh
vegane, pa laktoze, pa gluten, fruta dhe perime tё fresketa
Çeviri yapılırken hata oluştu. Tekrar hemen çevir butonuna tıklayınız.